Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për media tha se vizita e sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Osmani aleanca mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës është ndërtuar në vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë e paqes, duke shtuar se përkushtimi i Britanisë së Madhe ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pandërprerë. Ajo shtoi se kanë arritur thellim të raporteve në çështje të sigurisë me Britaninë e Madhe, teksa shtoi se ka ende hapësirë për fuqizim të aleancës dhe të prezencës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
“Lidhja e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Pra, sot kemi diskutuar për thellim të bashkëpunimit strategjik në këto fusha që do të vazhdojnë më pas me ekipet tona. Jemi të përkushtuar të konkretizojmë këtë marrëveshje. Ka hapësirë për fuqizim të mëtejshëm të aleancës dhe të prezencës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës shtoi se kanë diskutuar edhe mbi çështjen e dialogut me Serbinë, duke thënë se pala kosovare mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për paqe e stabilitetit, “pavarësisht se përballemi me sulme që kanë nisur vite me herët dhe që po vazhdojnë edhe tani”.
Osmani shtoi se përkrahja e Mbretërisë së Bashkuara për Kosovën është historike.