Lajm të rremë, e ka quajtur “presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë që ka qarkulluar si “Drafti gjerman”, i cili fliste për mënyrën se si do të formohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Osmani në një konferencë për media, tha se asnjë dokument i tillë nuk i është prezentuar zyrës së saj apo Qeverisë së Kosovës.
Ajo tha Gjermania po partnerët e tjerë ndërkombëtarë asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Është ‘fake neës’, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sekretari amerikan Blinken rikonrimoi se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovë”, ka thënë Osmani.
Kurse për dokumentin franko-gjerman, presidentja e Kosovës, ka thënë se ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe se sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.
“Ka për qëllim intensifikimin e dialogut, kjo nënkupton që shumë çështje që në fillim kanë pasur plan të diskutoheshin veç e veç, ideja është që ato të grupohen në një dokument të vetëm, në mënyrë intensive të arrihen dallimet dhe të arrihet marrëveshje, në mënyrë që mos të lejojmë që interesat e Rusisë, dhe satelitëve të tyre të mos mbizotërojnë”, ka theksuar Osmani.
Ajo më tej e ka paralajmëruar një takim në mes të ekipeve të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macon, ku sipas saj do të jepen detaje në lidhje me propozimin e tyre.
Osmani po ashtu tha, se partnerët ndërkombëtar asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Kosova që të heqin dorë nga marrëveshja reciproke me Serbin.
“Qëllimi i partnerëve tanë është i mirë, është që ky proces të përfundoj sa më parë. Asnjëherë asnjë nga partnerët nuk ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të preket sovraniteti dhe integriteti territorial dhe aq më pak funksionaliteti i brendshëm”, ka theksuar Osmani.
Osmani, u shpreh se ajo dhe kryeministri Kurti, nuk do të lejojnë të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme për vendin.