Osmani e falënderon ShBA-në për lirimin e tre policëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar ShBA-në për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor

FOTO:EO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe.

“Dua ta falënderoj ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia”, ka thënë Osmani.

Ajo këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë të përbashkët me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Në këtë konferencë Kosova dhe Iowa kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ndryshe, tre zyrtarët policorë të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan të hënën e 26 qershorit.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje vazhdimisht  Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët.

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika