Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, janë takuar me presidenti e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Élysée. Ku sipas Osmani ata kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas Osmanit është theksuar nevoja e dinamizimin e dialogu të mes të Kosovës dhe Serbisë.
Por e para e vendit, presidentit francez i ka thënë se janë të përkushtuar “për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”.
“Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Osmani.
“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”.
“Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar ajo.
Osmani ka përfunduar duke thënë se për të gjithë qytetarët e vendit, Kosova mbetet e angazhuar në koordinim me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që të mbizotëroj, paqja dhe stabiliteti.