Osmani e kryetarët e komunave pritet të takohen të mërkurën

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër ku do të marrë pjesë edhe Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave.

Në këtë takim do të diskutohen një sërë temash.

Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale, pritet të jenë disa nga temat e takimit./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika