Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci janë duke qëndruar në një vizitë në Doha të Katarit.
Siç ka bërë të ditur presidentja Osmani, me ministrin Maqedonci kanë vizituar ekspozitën dhe konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike.
“Në Doha, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani gjithashtu të mërkurën zhvilloi një takim në Doha me Sheikha Moza bint Nasser për të diskutuar bashkëpunimin në projekte që adresojnë çështje sociale, me qëllim përparimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.