Osmani e uron Shqipërinë për hapjen e negociatave, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, me këtë rast ajo ka kërkuar edhe heqjen e regjimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ajo ka shkruar në Twitter se integrimi në BE i vendeve demokratike të Ballkanit është i domosdoshëm.

“Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri!”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Po ashtu, presidentja Osmani, u ka bërë thirrje vendeve të BE-së, që t’i liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.

Të martën, zyrtarisht kanë nisur negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Procesi ishte i bllokuar që dy vjet për shkak të vetos së Bullgarisë e cila kishte konteste të hapura me Maqedoninë e Veriut në lidhje me historinë dhe gjuhën. Meqenëse integrimi i Shqipërisë ishte bashkë në një pako me Maqedoninë e Veriut, procesi u bllokua edhe për të.

Ndërkaq, pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë të “Propozimit Francez”, u krijua hapësirë që negociatat të fillonin menjëherë. Me këtë propozim ishte pajtuar edhe shteti bullgar, i cili është zotuar se më nuk do të jetë bllokues i procesit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika