Osmani emëron Alban Krasniqin anëtar të KQZ-së

Alban Krasniqi është emëruar nga presidentja, Vjosa Osmani, anëtar i KQZ-së

Presidentja, Vjosa Osmani emëron Alban Krasniqin anëtar të KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar gjatë ditës së premte anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

“Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Ndryshe, Krasniqi është bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe aktivist i LVV-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika