Osmani emëron Drilon Gashin shef të misionit të Kosovës në Poloni

"Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak", ka shkruar Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka emëruar Drilon Gashin si shef të Misionit të Kosovës në Poloni.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi në Facebook.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka thënë se është mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika