Osmani: Është koha që Kosova të marrë statusin e kandidatit për BE dhe të hiqen masat e padrejta

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka kërkuar që masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës të hiqen.

Në një postim në rrjetin social X, Osmani ka uruar Poloninë për marrjen e drejtimit të Presidencës së Këshillit të BE-së, duke shprehur besimin në bashkëpunimin e vazhdueshëm me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk.

“Mezi pres të vazhdojmë punën tonë me presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk për të siguruar të ardhmen që Kosova e meriton. Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për Hungarinë dhe përkushtimin e saj gjatë kohës sa drejtoi Presidencën e Këshillit të BE-së, duke vlerësuar angazhimin e saj për çështje të rëndësishme evropiane.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika