Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.
“Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
“Faleminderit Alicia Kearn për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!”, ka shkruar Osmani.
Thank you @aliciakearns for your tireless efforts in exposing Serbia’s destructive & destabilising agenda.
Grateful to all signatories for their strong support for Kosovo’s sovereignty & democracy.
Together, we’ll safeguard our shared values and strengthen democracy! https://t.co/49wD4P7aVA
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 7, 2023
Këtë të hënë, deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Kearns.
10 Chairs of Foreign Affairs Committees and 56 Parliamentarians have called on the US, EU & UK to change our approach to #Kosovo and #Serbia.
We need deterrence diplomacy, where we ensure there is balance in our dealings, and we do not repeat the mistakes of the past. 1/ pic.twitter.com/zEYsvTNFP3
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 6, 2023
“Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin. Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Me pakicat e respektuara dhe të dëgjuara”, ka shkruar tutje deputetja britanike.
It is rare for so many Chairs of Foreign Affairs Committees to come together to raise concerns, and express a shared commitment to de-escalation.
We want to see a Euro-Atlantic path for both Serbia and Kosovo. With minorities respected and heard. 2/https://t.co/swIOAtsODg
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 6, 2023