Osmani falënderon SHBA-në për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës së Ekselencës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ShBA-ja është shembull i fuqishëm i një partneriteti të palëkundur.

“Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ndër tjera presidentja. Postimi i plotë:Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika