Më 1 prill të këtij viti u gjuajt me armë në drejtim të veturës së kryetarit të Komunës së Haraçinës, ku dyshohet se shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i kësaj komune.
Lexo më shumë: Kryetari i Komunës së Haraçinës, “cak i sulmit të armatosur”
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur rreth kësaj ngjarjeje për të cilën tha se ndonëse është herët të flitet për të “ka mundësi që të jetë sulm me motive politike”.
“Mendoj që është herët të flitet për këtë ngjarje meqë është kryetar komune, por është herët për gjykime të tilla”, tha Osmani.
Ndërsa ai akuzoi opozitën për gjuhë të urrejtjes në rrjete sociale.
“Asnjëherë askund në botë nuk ka fituar një subjekt politik duke qenë vetëm kundër dikujt, kur i vetmi narrativ politik është të jesh kundër por njerëzit kërkojnë të dijnë kush je ti, farë të kaluare ke dhe cila është oferta jote”, tha ndër tjerash Osmani për KallxoPërnime.
Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj 2024.