Osmani: Forcimi i bashkëpunimit me aleatë mbetet prioritet i politikës së jashtme

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyqe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten në Vilnius, është pritur nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar  për situatën e sigurisë në Evropë pas fillimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, e para e vendit ka shtuar se është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative si dhe në fusha të tjera.

Sipas Osmanit, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyqe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në Bashkim Evropian(BE) dhe në Aleancë Veri Atlantike(NATO).

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Në këtë takim është dakorduar në mes tyre për bashkëpunim të ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, ka shkruar Osmani.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takojë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë, me të cilët do të diskutojë për forcimin e partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigjen e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

Ndërsa, paraditen e 11 majit, Osmani është pritur edhe nga presidenti lituanez, Gitanas Nausėda.

May be an image of 2 people and people standing

“Sot Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërkaq së bashku qëndrojmë kundër luftës gjenocidale të Rusisë në Ukrainë”, kishte thënë Osmani.

Sipas Osmanit, kjo vizitë do të hapë kapituj të ri të bashkëpunimit për të dy vendet, si partnere të afërta dhe aleate të pandashme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika