Osmani: FSK-ja, mbrojtëse e pakompromis e sovranitetit dhe integritetit territorial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës

Kazerma e FSK-së ‘Adem Jashari’, Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 27 nëntorit, ka uruar Ditën e Forcës, duke thënë se pjesëtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Osmani ka theksuar se ushtarët e FSK-së janë mbrojtës të pakompromis të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. 

Po ashtu, ajo ka thënë se heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme. 

“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani. 

Ndryshe, presidentja Osmani aktualisht është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kolumbi. 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika