Osmani: Fuqizimi i gruas është prioritet, komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim vajzat dhe gratë nga komuniteti egjiptian. Në këtë takim ajo ka inkurajuar ato, që ta vazhdojnë angazhimin për fuqizimin e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se është fat i Kosovës që përbëhet nga një shoqëri diverse, pjesë e së cilës janë edhe vajzat dhe gratë egjiptiane, të cilat angazhohen aktivisht në avancimin e të drejtave të komunitetit.

“Komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, dhe duhet të bëjmë çmos që t’u garantojmë mundësi dhe trajtim të barabartë. Fuqizimi i gruas është prioritet për mua. Ofrimi i mundësive për punësim krijon jo vetëm pavarësi ekonomike, duke pasur parasysh faktin se roli i grave në shoqëri është i jashtëzakonshëm, në të gjitha fushat”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ajo i ka inkurajuar vajzat dhe gratë e komunitetit egjiptian që ta vazhdojnë angazhimin për fuqizimin e tyre.

Presidentja, Vjosa Osmani dhe vajzat që priti në takim

“Si institucione të vendit, do të kujdesemi për qasje gjithëpërfshirëse dhe garantim të të drejtave tuaja. Përkrahja dhe fuqizimi i grave duhet të jetë angazhim i përbashkët në mënyrë që çdo qytetar të trajtohet me dinjitet dhe të jetë i barabartë”, ka thënë Presidentja Osmani në takim me vajzat dhe gratë e komunitetit egjiptian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika