Osmani: Sulmuesit në Gramsh të mbajnë përgjegjësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimin në twitter të dielën e 21 gushit, ka thënë se sulmuesit e ushtarëve shqiptarë në Gramsh duhet të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu, ajo ka theksuar se institucionet kosovare janë të gatshme të ofrojnë mbështetjen e nevojshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur të shtunën e 20 gushtit në Gramsh.

Osmani ka treguar se ka biseduar me homologun e saj, presidentin e Shqipërisë Begaj.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit”, ka shkruar Osmani.

Vjosa Osmani ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi, dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika