Osmani: Gjurmët e dhunës seksuale të kriminelëve serbë ende rëndojnë jetën e qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 14 prilli i bashkon të gjithë për të shënuar Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata më 14 prill, datë në të cilën Kosova përkujton të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës.

Ajo ka thënë se në ditë si kjo, të gjithë qytetarët e Kosovës reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë “tragjedi njerëzore”.

“Përpara një viti ne dëgjuam zërin e fuqishëm të të mbijetuarve dhe vendosëm që 14 prilli të shënohet si një akt i përhershëm i solidaritetit tonë. 14 prilli është një kujtim i rezistencës së tyre në ballafaqim me dhunën. Në këtë ditë ne ngrisin zërin për drejtësi. Drejtësia nuk do të jetë e plotë derisa kriminelët nuk dalin para drejtësisë për veprat e tyre. Gjurmët e krimeve të ushtrisë serbe vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve tanë”., tha presidentja e vendit.

Osmani ka thënë se duhet siguruar që historia e tyre të mos harrohet dhe të mos përsëritet kurrë duke shtuar se guximi dhe forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale është burim frymëzimi për të gjithë.

“Për të senzibilizuar të gjithë për dhunën seksuale gjatë luftës, në kuadër të sesionit të dytë te Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në Prishtinë do të jetë temë boshtë çështje e dhunës seksuale gjatë luftës. Nesër në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës. Liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave”, tha Presidentja sot në një konferencë për media.

Ajo ka thënë se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga ushtria dhe policia serbe vazhdojnë të rëndojnë ende jetën e qytetarëve tanë, pas gati 25 viteve të pas luftës.

Osmani tha se dhimbja e Kosovës është e madhe, pasi gjatë luftës së fundit janë dhunuara mbi 20 mijë gra nga ana forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, ka thënë se kjo ditë është me shumë emocione.

“Si sot, pothuajse në të njëjtën orë unë u mora nga shtëpia ime. Tmerri ndodhi, unë ju luta të më vrisnin por më thanë që kështu do të vuash më shumë. Unë jam krenare që jam para jush dhe mund të tregoj e çfarë ndodhi atë ditë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika