Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtet në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës, thotë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen.

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund”, shkroi ajo.

May be an image of 4 people and text

Sipas presidentes Osmani, që nga atëherë, pritja e ka rënduar, por “Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa”.

“Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, shtoi më tutje Osmani.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika