Osmani ia dorzon Ismail Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shqipëri ka takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare, të cilit ia ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Shkrimtari, Ismail Kadare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gajtë vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, ka takuar edhe shkrimtarin e njohur Ismail Kadare.

Osmani ka njoftuar se Kadares ia ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika