Osmani: Integrimi euroatlantik mbetet destinacioni ynë i parë dhe i vetëm

Në adresimin e saj në Parlamentin Evropian, Osmani ka deklaruar se së shpejti, destinacioni që Kosova synon mund të jetë e ardhmja e vendit. Ajo theksoi se mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për Evropën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka deklaruar se integrimi euroatlantik i Kosovës mbetet një destinacion i synuar.

Në adresimin e saj në Parlamentin Evropian, Osmani ka deklaruar se së shpejti, destinacioni që Kosova synon mund të jetë e ardhmja e vendit.

“I gdhendur edhe në kushtetutën tonë, integrimi euroatlantik mbetet destinacioni ynë i parë dhe i vetëm. Integrimi euroatlantik nuk është vetëm ambicie e jona… jam e bindur se së shpejti do të jetë e ardhmja jonë”, ka thënë Osmani. “Vlerat evropiane dhe fryma e BE-së janë të ngulitura thellë në ADN-në tonë. Janë këto vlera që formësuan të kaluarën tonë, që e frymëzojnë të tashmen dhe na udhëheqin drejt një të ardhmeje ku Kosova lulëzon si fener i idealeve evropiane”, është shprehur presidentja Osmani.

Tutje, Osmani ka theksuar se mosintegrimi i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh të sigurisë për të gjithë Evropën.

“Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por këto vlera në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, rrezikojnë të zbehen. Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur nga kërcënimet dhe aktorët keqdashës. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm i një rëndësie të madhe, por është edhe i një rëndësie strategjike”, ka thënë Osmani.

Gjersa ka theksuar se është koha që Kosova të bëjë hapa drejt BE-së, Osmani ka thënë se Kosova beson në një proces meritor.

“Ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës përpara në rrugën e saj drejt BE-së…Është koha për vendime të guximshme, jo për masa gjysmake, në aspektin e integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu pranë jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje, sepse një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe është e mundur vetëm kur jemi të gjithë këtu, në këtë Parlament, si të barabartë, duke promovuar dhe mbrojtur Evropën kolektivisht”, ka deklaruar ajo.

“Ne i njohim sfidat që na presin në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Por Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë t’i bie rrugës së shkurtër. Ne besojmë në një proces të bazuar në merita, për vendet që me të vërtetë respektojnë dhe veprojnë sipas asaj që përfaqëson BE-ja. Sepse, ne nuk mund të kemi unitet evropian, pa vlera evropiane”, ka thënë presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika