Osmani: Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohet përgjatë udhëheqjes së Mbretit

"Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit"

Osmani: Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbreti Charles III, të mbajtur të shtunën.

Nga atje, Osmani ka theksuar se është bindur se aleanca mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohet përgjatë udhëheqjes së mbretit.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit”, ka shkruar Osmani.

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla janë kurorëzuar në Westminster Abbey, duke shënuar fillimin simbolik të një epoke të re mbretërore në Britani dhe një përmbushje personale për një njeri që ka kaluar më shumë se shtatë dekada në pritje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika