Osmani ka treguar se Sekretari i SHBA-ve Blinken ka dhënë përkrahjen e plotë për reformat që Kosova është duke i zhvilluar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se Sekretari i SHBA-ve ka rikonfirmuar partneritetin dhe ka dhënë “përkrahjen e plotë për reformat që Kosova është duke i zhvilluar”

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit në Kosovë nga SHBA-ja, më 30 koorik 2022

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit në Kosovë, ka folur për vizitën e saj me kryeministrin Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës( SHBA). Ajo ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh në mes të Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas të parës së vendit, takimi me Sekretarin e ShBA-ve, Antony Blinken, ishte gjëja më rëndësishëm.

“Blinken ka rikonfirmuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve”, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka treguar se marrëveshja e nënshkruar me MCC-në është investimi më i madhe në Kosovë viteve të fundit.

“Kjo marrëveshje ka dëshmuar se SHBA-ja qëndron paranë partnerëve  të saj strategjik  dhe në ketë kohë”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu, Osmani ka treguar se Sekretari i SHBA-ve, Blinken u ka dhënë “përkrahjen e plotë për reformat që Kosova është duke i zhvilluar, në veçanti në sundimin e ligji dhe për shumë çështje të tjera që jemi duke punuar së bashku me SHBA-në”.

Ndërkaq, Osmani ka treguar edhe për temat që i ka diskutuar me Sekretarin e ShBA-ve, Blinken.

Sipas saj, në rendin e parë ishte tema e fuqizimit të pozicionit të Kosovës në arën Ndërkombëtare pasi shumë shtete e organizate kanë pranuar Kosovën për shkak të përkrahjes së ShBA-ve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika