Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci dhe do të takohet me homologun e saj kroat, me të cilin do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanović.

Fokusi i diskutimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković”, njofton Presidenca.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika