Osmani kërkon ndëshkimin e “satelitit të Rusisë -Serbisë” dhe heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.

Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë të arriturat Kosovës dhe të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë, ndërsa ka përmendur Serbinë.

Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është fat i keq për sigurinë e rajonit që në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Evropë, e ajo është Serbia. Është koha e fundit që vendosmëria që BE ka treguar ndaj Rusisë, të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktiv e agresionit ndaj Kosovës të kryer përmes forcave paramilitare terroriste në shtator gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidentja.

Osmani ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.

“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”.

Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.

“Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa dite pas miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE dhe poashtu shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika