Osmani kërkon nga gjykatat më shumë efektivitet në parandalimin e dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga institucionet siç janë prokuroria apo gjykatat, të jenë më efektive sa i përket rasteve të dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Në kuadër të shënimit të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të jenë më proaktive për parandalimin e dhunës seksuale.

Ajo ka kërkuar nga gjykatat që të jenë më efektive, sa i përket krimeve seksuale.

“Ajo që e bëri akoma më të rëndë ishte mungesa e reagimit efektiv të institucioneve në adresim të këtyre veprave penale. Pas takimeve që kemi pasur me institucioneve publike, jam këtu të bëj thirrje për një rol më proaktiv, për parandalimin, hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin më efektiv kundër integritetit seksual”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për rastet e dhunimeve muajt e kaluar, duke i përmendur edhe rastet ndaj vajzave të mitura. Ajo ka bërë të ditur se është takuar me krerët e institucioneve të drejtësisë, dhe se i ka adresuar dështimet apo defektet në lidhje me parandalimin e këtyre rasteve.

“Po ndalem te nevoja e luftimit efikas dhe të pakrompomis ndaj këtyre krimeve të shëmtuara. Gjatë muajit të kaluar vendi ynë është tronditur nga shumë histori shokuese të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale, viktimë e të cilave krimeve ishin edhe të mitura”, ka deklaruar Osmani.

“Në takimin me krerët e institucioneve të drejtësisë, kam adresuar çështjen e dështimeve dhe defektet sistemike, që janë vënë në pah nga analiza që janë bërë me vite, duke përfshirë analizat e partnerëve ndërkombëtarë”, ka vijuar ajo.

Tutje, presidentja e vendit, ka folur edhe për procesin e Vettingut, duke bërë thirrje për akterët relevantë që të japin kontributin e tyre, në mënyrë që procesi të jetë sa më i suksesshëm.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika