Osmani kërkon nga mësimdhënësit t’i hapin dyert e shkollave të hënën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me prezantimin e pakos së re është bërë një hap para dhe sipas saj, radhën tani e kanë sindikatat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media u ka bërë thirrje sindikatave të shqyrtojnë pakon e re, të cilën e ka prezantuar të shtunën e 3 shtatorit qeveria aktuale.

Në këtë konferencë Osmani ka thënë se Qeveria me anë të kësaj pakoje ka bërë një hap para, ndërsa sipas saj, tashmë radhën e kanë sindikatat.

Sipas presidentes së Kosovës, zgjidhja mund të arrihet vetëm me dialog dhe asnjë politizim s’duhet të lejohet mbi interesin e nxënësve.

“Në secilin vend demokratik ka dialog mes institucioneve publike që menaxhojnë buxhetin e shtetit dhe sindikatave që përfaqësojnë punëtorët. Por, kur një palë bën një hap, pala tjetër duhet të bëjë hapin tjetër. Sot Qeveria ka bërë një hap me pakon e re. Është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë dhe t’i hapin shkollat të hënën”, tha Osmani.

Vjosa Osmani ka shtuar se interesi i fëmijëve është parësor, ndaj mësimi duhet të fillojë menjëherë.

“Këtë përpjekje e kam ndërmarrë me qëllim që t’i inkurajojë të gjitha palët që të përfshihen në një dialog social. Si presidente  e çmoj kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin mësimdhënësit”.

Osmani tha mes tjerash se zgjidhja afatgjate do të zgjidhet me Projektligjin e Pagave, i cili sipas saj, trajton dinjitetshëm mësimdhënësit.

Përfundon takimi i SBASHK-ut me Osmanin, greva vazhdon

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika