Osmani: Kisha presion të paligjshëm për dekretim të kryeprokurorit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka pasur presion të panevojshëm dhe të paligjshëm nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të marrë vendim lidhur me dekretimin e kryeprokurorit të shtetit, ndonëse sipas saj, ka qenë i njoftuar për arsyen pse deri më 17 tetor nuk është marrë vendimi përfundimtar.

Osmani ka thënë se për këtë vendim ka marrë edhe kërcënime nga persona brenda sistemit prokurorial.

“Ka qenë e paprecedentë të bëhet vazhdimisht një presion i tillë, duke e ditur që e vetmja që Presidenca ka bërë është respektimi i parimeve të sigurisë juridike dhe i sundimit të ligjit, sepse po të ndërhyja unë përderisa rastet kanë qenë duke u shqyrtuar kjo do t’ua mohonte të drejtat themelore edhe kundërkandidatëve dhe do t’i cenonte këto të drejta. Ka qenë presion i panevojshëm dhe i paligjshëm sepse e kanë ditur arsyen pse kanë pritur derisa është marrë edhe vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ajo në një intervistë për “Tempus” të KTV-së, raporton Koha.

Osmani ka shtuar se arsyeja pse nuk i ka bërë publike detajet e këtyre kërcënimeve është sepse ka zgjedhur t’i mbrojë personat që i kanë sinjalizuar informatat, teksa ka shtuar se kërcënimet janë bërë nga individë brenda sistemit prokurorial.

“Nuk mund të vish në tavolinën e presidentes me qindra shkelje dhe pastaj të mendosh se mund të arrish synimet e tua duke kërcënuar kreun e shtetit. Kërcënimet kanë ardhur nga persona që janë brenda sistemit prokurorial, për momentin relevante është që çdokush ta kuptojë se është e kotë një qasje e tillë”, është shprehur ajo.

Osmani më tej ka thënë se ajo që kërkohet nga Presidenca është që të gjithë ata që janë të përfshirë në sistemin e drejtësisë, duhet të jenë të pavarur nga politika, krimi dhe biznesi, por jo edhe nga ligji dhe Kushtetuta.

“E vetmja që presidentja e Republikës kërkon nga të gjithë që janë në sistemin e drejtësisë është që të respektojnë ligjin, Kushtetutën, ata duhet të jenë të pavarur nga politika, krimi e bizneset, mirëpo jo të pavarur nga ligji dhe Kushtetuta. Kanë përfunduar kohërat kur kërcënimet kanë pasur ndonjë funksion”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika