Osmani: Kontributi i USAID-it, një ndër shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është kënaqësi e veçantë ta presë Power-in pas 24 vjetësh në Kosovë. Ajo e ka falënderuar Power-in për mbështetjen e deritanishme në Kosovë, gjersa ka theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Kosovës me USAID-in dhe vetë SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka thënë se kontributi i USAID-it në Kosovë mbetet një ndër shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një deklarim për media me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, pas takimit të tyre, Osmani ka thënë se USAID ka ndihmuar përpjeket për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Kontributi i USAID është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve për ta ndihmuar vendin tonë drejt sukseseve të reja. Për më shumë se dy dekada, USAID ka qëndruar krahpërkrah me Kosovën dhe popullin e saj, duke mbështetur programe të cilat kanë fuqizuar gratë, rininë dhe komunitet joshumicë në të gjitha fushat. Kanë mbështetur bizneset drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike si dhe kanë ndihmuar përpjeket tona për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. E së fundmi, me lansimin e ankandit të parë për investimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë dje, na ndihmuat të bëjmë një hap të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt tranzicionit energjetik. Kanë kaluar më shumë se 24 vite nga vizita juaj e fundit në Kosovë dhe siç e keni konfirmuar edhe ju vetë, Kosova ka ndryshuar shumë…tashmë është Republikë sovrane”, ka deklaruar Osmani.

Tutje, ajo ka deklaruar se USAID ka investuar mbi 1 miliard dollarë në Kosovë, gjë e cila së bashku me mbështetjen, vlerëson Osmani, ishte transformuese për qytetarët.

Institucionet tona po punojnë palodhur, për të siguruar që këto suksese të përkthehen në benefite ekonomike

“Deri më sot, USAID ka investuar mbi 1 miliard dollarë në Republikën e Kosovës. Përtej kësaj shifre domethënëse, kjo mbështetje ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë dhe transformuese në jetën e qytetarëve të Kosovës, të cilëve tani u është garantuar qasje në insitucione përgjegjëse dhe efektive të qeverisjes si dhe u janë krijuar mundësi të shtuara në gjithëpërfshirje”, ka deklaruar Osmani.

Kjo e fundit ka falënderuar Power-in për mbështetjen e deritanishme në Kosovë, gjersa ka theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Kosovës me USAID-in dhe vetë SHBA-në.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika