Osmani: Kosova e gatshme të ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën pas përmbytjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës pas përmbytjeve që kanë prekur vendin.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e saj dhe të popullit të Kosovës me qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës pas përmbytjeve të fundit që kanë shkaktuar humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Osmani ka ofruar mbështetje dhe ndihmë për popullin e Bosnjës në këto kohë të vështira.

“Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika