Osmani: Kosova ka hartuar strategji të re kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në forumin ndërkombëtar me temë, “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ka deklaruar se Kosova ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe sipas saj, kjo strategji pritet të aprovohet së shpejti.

“Kosova ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e cila pritet të miratohet së shpejti. Po ashtu, kemi Autoritetin Kombëtar të trafikimit të Qenieve Njerëzore si dhe Komisionin për Kompensimin e Viktimave”, ka deklaruar Osmani.

Gjithashtu, Osmani ka theksuar se dënimet shumë të ulëta nga ana e gjyqtarëve për trafikimin e qenieve njerëzore, sipas saj dëshmojnë se ka akoma shumë punë për të bërë.

Këtë deklaratë Osmani e ka dhënë në Shqipëri, ku është organizuar forumi ndërkombëtar me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga rajoni.

Në aktivitet ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Konferenca e mbajtur në Shqipëri 25 maj 2022

Të gjendur para një situate të tillë të trafikimit të qenieve njerëzore, Osmani ka bërë thirrje që anëtarësimi i Kosovës në organizata si Interpoli apo si Këshilli i Evropës të bëhet një çështje e rëndësisë së veçantë.

“Synimi ynë si Kosovë për anëtarësim në këto organizata është mbi të gjitha i lidhur drejtpërdrejti me përpjekjet tona për të luftuar krimin e organizuar, për të dëshmuar veten si një partner i besueshëm. T’i thuash “jo” Kosovës në Interpol, në Këshillin e Evropës, do të  thotë t’i thuash “jo” luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe t’i thuash “jo” garantimit të të drejtave të njeriut” ka deklaruar Osmani, thuhet në Zyrën e Presidencës, trasnmeton Portali D.

Presidentja e Kosovës, po ashtu ka theksuar se fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është parakushti kryesor për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën, si dhe në nivel global.

Ilir Meta

Meta, po ashtu, është shprehur se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, në mbrojtjen e viktimave, si dhe dënimin e autorëve të përfshirë në trafikimin njerëzor.

Presidenti Meta ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar mbetet një tjetër element shumë i rëndësishëm në efikasitetin e luftës së përbashkët kundër trafikimit.

Sipas tij, duhet të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile dhe ndërmejt autoriteteve, pushtetit vendor e atij qendror, por edhe në bashkëpunim me autoritetet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të luftohen krimet kundër qenieve njerëzore.

“Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha ekonomike- sociale, janë emigrantët e parregullt, personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata të cilët bien lehtë pre e trafikimit për shkak të nevojës për mbijetesë” është shprehur ai.

Pjesëmarrësit në forumin e mbajtur në Shqipëri, 25 maj 2022

Përmirësimi në uljen e trafiqeve nga ana e tij ka të bëjë me një ekonomi më të mirë, me një punësim të mirëpaguar, dhe kryesisht standarde më të mira jetese.

“Sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por edhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e trafiqeve të çdo lloji” ka deklaruar Meta, thuhet në Zyrën e Presidentit, tranmeton Portali D.

Forumi i organizuar nën kujdesin e Metës kishte si fokus diskutimet mbi çështjet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan dhe përcjelljen e mesazheve për të gjitha institucionet përgjegjëse mbi nismat efikase në luftën ndaj këtij fenomeni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika