Osmani: Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës

"Ju jeni shembull i shkëlqyer për gjithë botën. Kosova fatkeqësisht është eksploduar nga narrativi i Rusisë. Agresioni ushtarak i Rusisë është brutal, por edhe agresion ndaj rregullave dhe rendit botëror të të drejtave"

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në "Radar" të Radio Dukagjini

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës.

Sipas saj, mbështetja për Ukrainën nuk ka qenë befasi dhe të drejtat e këtij vendi po shkelen.

Në shënimin e ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e para e shtetit deklaroi se këtij vendi për të kujtuar sakrificën dhe vendosmërinë e këtij vendi për të luftuar për paqe.

“Ju jeni shembull i shkëlqyer për gjithë botën. Kosova fatkeqësisht është eksploduar nga narrativi i Rusisë. Agresioni ushtarak i Rusisë është brutal, por edhe agresion ndaj rregullave dhe rendit botëror të të drejtave. Çdo përpjekje e Rusisë dhe duarve të saj të zgjatura është manipulative dhe duhet të refuzohet. Askush nuk mund të bie në kurthin e Putinit”, tha Osmani.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se janë mbledhur për të treguar mbështetjen për Ukrainën që po feston pavarësinë në kohë lufte.

“Që nga fillimi Kosova e ka bërë të ditur që është kundër agresionit. Kjo mbështetje është përtej fjalëve. Është mbështetje edhe e dhënë nga Qeveria e Kosovës bashkë me iniciativat tona që nga viti i kaluar. Kjo mbështetje u mundëson gazetarëve që të qëndrojnë këtu të sigurt. Deri më tani 12 gazetarë po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit të rezidencës. Lufta ruse sulmon çdo gjë. Për një vit e gjysmë Rusia ka shkelur dhe neglizhuar çdo të drejtë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu shtoi se vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Putinit që të ndal këtë luftë, duke shtuar se Ukraina do të jetë sovrane./KSP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika