Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin e saj të mbrëmshëm në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kosova mishëron vlerat duke përfshirë promovimin e paqes, demokracisë dhe drejtave të njeriut.
Osmani u shpreh se bashkëpunimi me partnerët në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
” Në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, theksova se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka vijuar Osmani.