Osmani: Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës, masat e BE-së dëmtojnë dialogun

"Në Bratislavë është arritur një marrëveshje që ka kërkuar masa të deeaskalimit nga Kosova. Vendi ynë është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje", ka thënë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës, janë reduktuar forcat policore në dhe përreth objekteve komunale në komunat veriore.

Presidentja Osmani thekson po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

Megjithatë, ajo shprehet e habitur për masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat i quan në disproporcion me veprimet e institucioneve të Kosovës.

Ajo thekson se masat nuk janë përgjigje që nxisin bashkëpunimin dhe koordinimin, por që sipas saj, më së shumti i bëjnë dëm procesit të dialogut.

“Përgjigjja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxit bashkëpunimin dhe koordinimin, përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve, ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë”, thekson Osmani.

Ajo më tej theksoi se masat e BE-së padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat i fushatës dezinformuese masive kundër Kosovës.

Osmani gjatë vizitës në Dragash foli edhe për marrëveshjen e Bratislavës, që sipas saj, është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

“Në Bratislavë është arritur një marrëveshje që ka kërkuar masa të deeaskalimit nga Kosova. Vendi ynë është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje. Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen që kërkon konsultim edhe me EULEX dhe me prezencën e NATO-s këtu. Në anën tjetër është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore”, theksoi ajo.

Ndërsa, shtoi se përshtypja e saj është që në ditët e kur pati tensione në veri, shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë.

Sipas saj, Kosova nuk ka pushtuar asnjë territor.

Ajo përsëriti thirrjen e saj që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të ndalë presionin ndaj serbëve të Kosovës dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri./KP

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika