Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, sepse e di sa i lartë është çmimi për lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka thënë se Kosova qëndron krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e di se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke e përmendur luftën e fundit në Kosovë.

Në rrjetin social “X” e para e vendit, Osmani ka thënë se liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot më 24 shkurt, bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se “kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika