Osmani: Kosova u veçua nga të gjitha shtetet në ShBA, aleancën ta ruajmë si sytë e ballit

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në ShBA në kuadër të Samitit të NATO-së.

Ajo, në një intervistë për “Five” të TV Dukagjinit, tha se trajtimi që iu bë Kosovës nga ShBA-ja ishte tejet i veçantë, dhe se sipas saj kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të Presidencës me ta.

“Është e mundur kur punon afër me aleatin strategji dhe presidenca e Kosovës e ka bërë këtë, duke kuptuar që sukseset e Kosovës janë shumë afër të ndërlidhura me bashkëpunimin me ShBA. Asnjë sukses i Kosovës nuk ka ekzistuar pa pasur mbështetje nga ShBA. Ata janë aleati kryesor strategjik dhe i sigurisë”, tha ajo.

Ajo tutje tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u dha jehonë sukseseve të Kosovës, madje e veçoi atë nga gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Kur punon shumë afër, kur ata të shohin si partner, kur shohin që Kosova mund të jep kontribut, siç ishin dy aktivitetet e NATO-së. Atëherë ata jo që e ftojnë presidenten e Kosovës, por i japin jehonë suksesit të Kosovës, para gjitha shteteve pjesëmarrëse”, tha ajo.

“Blinken e veçoi vetëm shtetin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e presidentes nga gjitha shtetet që ishin aty pjesëmarrës në hapjen e samitit të NATO-s, duke treguar për rolin udhëheqës që po e bëjmë ne dhe në veçanti presidenca e republikës në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë… Kosova mund të jetë vend i vogël, por mund të japë shembull të madh. Mund ta arrijmë këtë nëse e ruajmë aleancën me ShBA si sytë e ballit”, vijoi ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika