Osmani: Kosovës i detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë, Adem Jashari

"Këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj", ka deklaruar Osmani në ceremoninë e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, ka thënë se Kosova është trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve e mëshiruar më së miri me trimat e trimëreshat që do të parakalojnë sot e që janë betuar se do ta mbrojnë atdheun me çdo çmim.

Ajo ka thënë se këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj.

Në fjalimin e saj, e para e vendit ka thënë se Kosova është “atdheu ynë i përhershëm, që detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë, Adem Jashari”.

Ajo ka thënë se 25 vite pas, Kosova meriton të anëtarësohet në NATO.

“25 vite pas po ndërtojmë arkitekturën tonë të sigurisë kombëtare me partnerët tonë strategjikë për të zënë vendin e merituar në NATO. Kosova është atdheu ynë i përhershëm, i detyrohemi gjithnjë siç na la amanet kryetrimi ynë Adem Jashari. Kosova është e pavarur, trashëgimi e përjetshme e heronjve e martirëve e mëshiruar më së miri me trimat e trimëreshat që janë betuar se do ta mbrojnë atdheun me çdo cmim. Këto forca që parakalojnë janë forca të paqes, në mbrojtje të paqes, por do të jenë sot e përjetë në mbrojtje të lirisë të fituar me gjak, sot e përjetë dhe me çdo kusht e çdo çmim në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka falënderuar vendet aleate në krye me ShBA-në për ndihmën në çlirimin e Kosovës.

“Nderim i përjetshëm, siç dihet udhëtimi ynë drejt lirisë nuk ishte i vetëm, u mbështet nga aleatët që na qëndruan afër, faleminderit vendeve aleate të udhëhequra nga ShBA për të na mbrojtur nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, ka vijuar Osmani.

E para e shtetit u shpreh se lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm për tokën, por për vetë shpirtin e Kosovës.

“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona, në Kosovë më 1999 u mbrojt e drejta e popullit për të qenë i lirë. UÇK ishte shtylla jonë më e fuqishme , gratë dhe burrët trima morën armët për të mbrojtur të drejtën tonë për të ekzistuar, lufta nuk ishte vetëm për tokë, por për shpirtin e Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Kosova shënon më 12 qershor 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika