Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Këshillit Federal dhe njëherësh edhe kryetarin e Bashkisë së Hamburgu, Peter Tschentscher dhe Këshillin Federal (Bundesrat) për mikpritjen e tyre.
Osmani është shprehur krenare për rolin e diasporës në afrimin e Kosovës dhe Gjermanisë.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë Bundesrat dhe presidenti Peter Tschentscher. Një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mundësitë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit të fokusuar në rritjen e investimeve dhe shkëmbimin tregtar dypalësh. Krenar për rolin e diasporës sonë në afrimin e Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.