Osmani kujton 24-vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Të mbijetuarit janë dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të mbijetuarit e masakrës së Suharekës nga familja Berisha janë dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.

46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Nga kjo familje kanë arritur të shpëtojnë tre persona.

Osmani ka thënë se ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, shkroi ajo.

Më 1999, familja Berisha ishte dëbuar nga shtëpia. Ata ishin ndaluar pranë picerisë “Kalabria”, në të cilën forcat serbe i kishin detyruar të futeshin të gjithë brenda.

Ishte, pikërisht, kjo kafiteri në të cilën do të ndodhte masakra.

Pas ekzekutimit, ndonëse mendohej që të gjithë ishin të vdekur, ngase edhe ishin plagosur nga breshëria e plumbave, forcat serbe ngarkuan trupat e tyre në një kamion dhe u nisën në drejtim të Prizrenit.

Por, të gjallë mbetën Gramoz Berisha, që në atë kohë ishte veç tetë vjet, nëna e tij, Vjollca Berisha dhe gruaja e axhës, Shyhrete Berisha.

Guximi për të kërcyer nga kamioni u bë rrugë e shpëtimit.

Që të tre, gjatë transportit të viktimave kishin kërcyer nga automjeti.

Ndërkaq, më 26 mars të vitit 2021, me rastin e shënimit të përvjetorit të kësaj masakre, lokali në të cilin kishte ndodhur ngjarja ishte shndërruar në muze.

Qëllimi i këtij muzeu është ruajtja e fakteve të gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë.

Por, njëkohësisht, të njëjtat fakte të mbesin të freskëta për drejtësinë.

Pak vjet më parë, disa prej trupave të anëtarëve të familjes Berisha janë gjetur.

Tashmë janë rivarrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake.

Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e kësaj familjeje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika