Osmani kujton 24-vjetorin e masakrës së Stagovës: Qëllimi ishte shfarosja dhe spastrimi etnik

"Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar gjatë ditës së diel(sot) 24-vjetorin e masakrës së Stagovës.

Osmani ka thënë se qëllimet barbare të regjimet serb ishin shfarosja dhe spatrimi etnik i shqiptarëve.

“Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t’i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, ka thënë Osmani, thuhet në njoftim e presidencës.

24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika