Osmani kujton 556-vjetorin e vdekjes së heroit të kombit, Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastrioti njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busull orientuese, tha presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.

Osmani ka thënë se Gjergj Kastrioti njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busull orientuese.

“Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin. I përjetësuar në qindra vepra arti, ai e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busullë orientuese për ne. Lavdi, Gjergj Kastrioti”, citohet të ketë thënë Osmani.

Skënderbeu ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar të vitit 1468, në moshën 63-vjeçare. Ai hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i luftimeve mbrojtëse.

Gjergj Kastriot Skënderbeu, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Në moshë të vogël, ai u mor peng nga Sulltan Murati i II-të si ndëshkim për luftën që i shpalli babai tyre, Gjon Kastrioti.

Jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, po me luftën e tij Skënderbeu e pengoi edhe zgjerimin osman drejt Evropës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika