Osmani kujton heroin Enver Zymberi: Ai ishte mishërim i përkushtimit, i guximit dhe i vetëmohimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Policia e Kosovës është mbrojtëse e palëkundur e kufijve të shtetit nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 12-vjetorin e rënies së tij.

Ajo ka thënë se Zymberi ishte mishërim i përkushtimit, i guximit dhe i vetëmohimit.

“Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës është mbrojtëse e palëkundur e kufijve të shtetit nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë.

“Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit. Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre”, citohet të ketë thënë presidentja.

Emri i ri i kampit do të përurohet në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Polici Enver Zymberi u vra në operacionin e Policisë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai u vra gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika