Osmani kujton heroin Sali Çekaj: Ishte veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri

Në një njoftim të zyrës së presidentes thuhet se Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, por veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Sali Çekaj, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Si komandant i Brigadës 134, Osmani ka thënë se la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri.

Në një njoftim të zyrës së presidentes thuhet se Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.

“24 vjet më parë ra heroikisht njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroi i kombit, Sali Çekaj. Ai ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare jo vetëm për ta thyer kufirin e egër që i ndante shqiptarët, por edhe mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe”, ka thënë Osmani.

Sipas njoftimit thuhet se veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999.

Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe. Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika