Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes: Ishte njeri me virtyte, autorët të vihen para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar intelektualin, Xhemajl Mustafa, në 23-vjetorin e vrasjes së tij, duke e quajtur si njeri me virtyte dhe bartës të së vërtetës

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar politikanin dhe intelektualin, Xhemajl Mustafa, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka thënë se Mustafa ishte një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte.

“Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Presidentja është shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Mustafën do të jetë i përhershëm.

Osmani ka thënë se vrasja e intelektualit na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë.

“Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika