Osmani: Kundërshtojmë çdo udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave

Pas paralajmërimit të komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, për një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Republika e Kosovës kundërshton çdo kriter të ri

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizimin e vizave.

Kjo pasi, komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, më 27 qershor të vitit 2022, kishte paralajmëruar një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në historinë e BE-së nuk ka ndodhur asnjëherë që të vendoset një udhërrëfyes i dytë, rrjedhimisht edhe kritere të reja, apo rivlerësim i kritereve që nga fillimi, prandaj është e domosdoshme që ne si Republikë e Kosovës të kundërshtojmë një qasje të tillë, ashtu siç e kemi bërë”, është shprehur Osmani për KP.

Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të BE-së që nuk ka një synim të tillë.

Siç ka theksuar presidentja Osmani, është e domosdoshme që të punohet me shtetet anëtare që të refuzojnë një qasje të tillë, dhe njëkohësisht të mos lejojnë që BE të vendosë procedura për Kosovën “të cilat asnjëherë më parë nuk janë vendosur për ndonjë shtet tjetër”.

“Do të ishte e paprecedent në vetë historinë e BE-së, nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga ana jonë, pra është e pranueshme për ne dhe nuk do të ecim në një rrugë të tillë. Tashmë neve na është dhënë një përgjigje nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që në fakt nuk ka një synim të tillë, mirëpo do të punojmë bashkërisht që të sigurohemi që diçka si kjo, ky propozim pra nuk shtyhet përpara”, shtoi Osmani.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk ka planifikuar asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Në Ballkanin Perëndimor i vetmi vend që nuk e gëzon lëvizjen e lirë është Kosova edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret nga, gjithsejtë, 95 sa i kishte vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika