Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Për 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajazitit, do të bëjnë homazhe te shtatorja e tij këtë të martë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

OPsmani e Kurti duke bërë homazhe tek shtatorja "Zahir Pajaziti"

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të bëjnë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, të martën e 31 janarit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së tij.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se homazhet pritet të bëhen me fillim nga ora 09:00.

Më 31 dhjetor të vitit 1997, ka ndodhur një ndër betejat e para të mëdha të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Gjatë asaj dite, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, po udhëtonin nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, gjersa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët njëherazi kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika