Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Granada të Spanjës me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Në këtë takim, Osmani ka theksuar rëndësinë e ngjarjes së fundit në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator u krye një sulm terrorist në të cilin u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre policë të tjerë.
Në këtë sulm, u vranë gjithashtu tre pjesëtarë të grupit që kryen sulmin terrorist.
Në platformën X, presidentja Osmani ka përmendur se ka informuar kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, për këtë akt të dhunshëm dhe agresionin ndaj Kosovës.
Ajo ka theksuar nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për përpjekjet e saj për destabilizimin e vendit të tyre dhe rajonit në përgjithësi.
“Kam informuar kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis për sulmin terrorist të Serbisë dhe aktin a agresionit kundër Kosovës. E kam cekur nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për përpjekjet e saja për ta destabilizuar vendin tonë dhe gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
I informed @Bundeskanzler Scholz and @PrimeministerGR Mitsotakis on Serbia’s terrorist attack and act of aggression against Kosovo.
Stressed the necessity to hold Serbia accountable for its efforts to destabilize our country and the entire region. pic.twitter.com/Oyse3SyOo3
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Gjithashtu, Osmani në rrjetet sociale ka njoftuar se në Garanda të Spanjës, ku mori pjesë të enjten në një mbledhje të Komunitetit Politik Evropian , është takuar me liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Greqisë.
- Osmani pas takimit me Macronin theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj kundër Kosovës
- Osmani takon kryeministrin britanik, i shpreh mirënjohje për ndihmën në mbrojtjen e kufirit të Kosovës
An important discussion with French President @EmmanuelMacron on recent security developments in Kosovo and our shared commitment for enduring peace & stability.
Stressed the importance of holding Serbia accountable for its act of aggression against our Republic. pic.twitter.com/GOMfQu2AtW
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Osmani në një intervistë për gazetën gjermane “Die Ëelt”, ka thënë se Serbia planifikon ta aneksoj veriun e Kosovës me skenarin e njëjtë që e përdori presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për Krimenë.
Osmani theksoi se grupet terroriste të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, janë trajnuar në bazat ushtarake të Serbisë.
Sulmi terrorist sipas presidentes Osmani kishte për qëllim pushtimin e veriut të Kosovës.