Osmani: Liria dhe Ushtria jonë, meritë e ngjarjeve historike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) ka thënë se është ndërtuar “mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë”

Foto e postuar në llogarinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) është ndërtuar “mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë”.

“Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari”, ka shkruar Osmani.

Tutje presidentja Osmani është shprehur se “Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike”.

Osmani i ka nderuar të arriturat e ushtrisë së Kosovës, “e cila është kontribuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO”.

Presidentja Osmani ka potencuar se ishte një moment i vërtetë krenarie shënimi i Ditës së Forcës bashkë me gratë dhe burrat tanë në uniformë.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e 27 nëntorit, “Ditës së Forcës”, ka thënë se ëndrra jonë po jetësohet çdo ditë përmes djemve dhe vajzave të ushtrisë tonë të cilët me krenari po mbajnë uniformën.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”.

“Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa ka shtuar se synimet e tyre janë të bashkëveprojmë me familjen evropiane dhe në NATO, për paqe dhe liri universale të njerëzimit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika