“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”.
Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet duke përsëritur qëndrimin e saj lidhur me një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
As Serbia nuk u përjashtua nga diskutimi Osmani-Cholle, bën të ditur Zyra e Presidentes.
Si jo rrallëherë, Osmani ka potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja theksoi se Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon dhe këtë e bën në mbështetje nga Rusia.
Gjersa ka falenduar Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, Osmani ka theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e aleancës së hekurt”, ka shkruar Osmani në Twitter, gjersa ka theksuar se pjesë e diskutimit me Chollet ishte rritja e angazhimit të SHBA-së.
Delighted to welcome a high-level delegation from the U.S. Government, led by @CounselorDOS Chollet.
Discussed recent developments in our region & emphasized the paramount importance of increased U.S. engagement.
We remain committed to strengthening the 🇽🇰-🇺🇸 ironclad alliance. pic.twitter.com/QOnFaLSGit
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2023
Osmani ka theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar.
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo pas takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradit.