Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po dëmtojnë popullin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e liderëve të Procesit Bërdo-Brione në Tivat, Mal i Zi, kritikoi masat e BE-së kundër Kosovës, duke i quajtur të padrejta dhe theksuar se po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e liderëve të Procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Në fjalën e saj, Osmani i ka quajtur masat të padrejta, duke theksuar se ato po ndikojnë negativisht tek populli i Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani shprehu zhgënjimin e saj lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika